Bota

Forcat turke të gatshme për vendosje në Libi

Zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes e Turqisë, Nadide Şebnem Aktop, ka deklaruar se Forcat e Armatosura Turke janë plotësisht të gatshme për vendosjen e tyre të mundshme në Libi ashtu siç kërkohet.

Para gazetarëve në Ankara, Aktop tha se ushtria turke është e gatshme të shërbejë nën mandatin e saj brenda dhe jashtë Turqisë.

Dje, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Turqia do t’i japë mbështetje Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë, e cila gëzon njohjen e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe e cila lufton komandantin ushtarak të vendosur në Libinë lindore, Khalifa Haftar.

Më 27 nëntor, Ankara dhe GNA nënshkruan dy marrëveshje të ndara, një mbi bashkëpunimin ushtarak dhe një mbi kufijtë detarë të vendeve në Mesdheun Lindor.

Duke u bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak, Erdoğan tha se Turqia mund ta konsiderojë dërgimin e trupave në Libi nëse GNA kërkon një gjë të tillë.

Që nga rrëzimi i udhëheqësit Muammar Gaddafi në vitin 2011 në Libi u shfaqën dy qeveri rivale, njëra në Libinë lindore e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetra GNA me qendër në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Aktop, e cila foli në një konferencë për media foli për një vlerësim të përgjithshëm ministror të vitit 2019, iu referua edhe çështjes së refugjatëve sirianë, duke theksuar se mbi 580 mijë sirianë vullnetarisht janë kthyer në Siri në zonat e pastruar nga terroristët si pasojë e operacioneve kundër-terroriste të Turqisë.

Aktop tha se gjithsej 1.789 terroristë të YPG/PKK-së janë neutralizuar në vitin 2019, përfshirë 255 që u dorëzuan brenda dhe jashtë Turqisë.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “të neutralizuar” në deklarata, që nënkupton se terroristët në fjalë u dorëzuan, vranë ose u kapën.

Forcat turke kanë kryer 150 operacione, 31 në shkallë të gjerë dhe 119 në shkallë mesatare, kundër strehimoreve të terroristëve të YPG/PKK-së brenda dhe jashtë kufijve të Turqisë.

Në fushatën e saj mbi 30-vjeçari kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së./AA

OPINIONE