Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar 55 persona të dyshuar për lidhje me grupin terrorist Daesh

Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar 55 persona të dyshuar për lidhje me grupin terrorist Daesh gjatë aksioneve kundër terrorizmit në Stamboll dhe në provincën perëndimore të Izmirit, njoftoi Anadolu Agency të enjten.

Njesitë turke kundër të antiterrorit zhvilluan një seri aksionesh në shtatë zona të Stambollit duke kapur 45 të dyshuar të Daesh-it, të cilët thuhet se po planifikonin të kryenin një sulm, njoftoi Anadolu Agency duke cituar një burim policor.

Mediat thanë se 10 të dyshuar të tjerë të Daesh-it u arrestuan në Izmir.

Kjo erdhi një ditë pasi policia lokale tha se administrata e zonës qendrore Beyoglu të Stambollit anuloi festimet e Vitit të Ri në sheshin Taksim dhe në rrugën turistike Istiklal për shkak të një kërcënimi terrorist.

Turqia ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme që nga 21 korriku 2016, pas grushtit të dështuar që rezultoi me vdekjen e mbi 240 personave. Ankaraja akuzon lëvizjen Gyleniste si organizatoren e grushtit të shtetit dhe ka arrestuar mijëra ushtarakë, aktivistë, zyrtarë, gazetarë, punonjës ligjorë dhe arsimorë lidhur me lidhjet e dyshuara me grupin. Gyleni i cili jeton në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1999, i ka hedhur poshtë të akuzat shumë herë./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne