Bota

Forcat turke të sigurisë kapin 5 terroristë të PKK/YPG-së në Tel-Abyad

Në një shtëpi në qytetin Tel-Abyad në zonën e operacionit “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë janë kapur së bashku me armët dhe municion 5 terroristë të PKK/YPG-së, të cilët ishin në përgatitje të sulmeve.

Sipas komunikatës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, komandot turke kryen bastisje të njëkohshme në shtëpitë në Tel-Abyad ku ishin strehuar terroristët e PKK/YPG-së.

Në këto operacione u kapën të gjallë 5 terroristë të PKK/YPG-së, ndërsa u sekuestruan një pushkë këmbësorie AK-47, një pushkë gjuetie, një ombrellë termale për kamuflazh, një pistoletë, një pistoletë me ajër, sasi e konsiderueshme e municionit për këto armë, një pallë në formë brezi, 871 mijë e 700 lira siriane dhe një numër i madh i dokumenteve të organizatës./trt

OPINIONE