Forcat ushtarake të EBA largohen nga një bazë në Jemen

Forcat ushtarake të Emirateve të Bashkuara të Arabe janë larguar nga një bazë ushtarake në jugperëndim të Jemenit.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se forcat ushtarake të Emirateve të Bashkuara Arabe janë larguar nga baza ushtarake “Al-Ined” në provincën Lahexh në jugperëndim të Jemenit. Gjatë dy ditëve të kaluara, EBA kanë larguar një numër ë madh të pajisjeve ushtarak nga Adeni.

Më parë lëvizja Ansarullah e Jemenit kishte paralajmëruar EBA se duhet të heqë forcat ushtarake tërësisht nga Jemeni.

Nga ana tjetër Organizata Ndërkombëtare për Paqe, Ndihma dhe të Drejtat të Njeriut në një raport të saj ka zbuluar skandalin e përdhunimit seksual të disa fëmijëve jemenas nga ana e disa ushtarëve saudit dhe të EBA-ve në qytetin Taiz në jugperëndim të Jemenit.

Kjo organizatë ka kërkuar nga autoritetet e shteteve të Koalicionit Saudit që të përgjigjen ndaj akuzës për pjesëmarrjen në përdhunimin seksual të fëmijëve jemenas dhe përgjegjësit e këtij krimi t’i prezantojnë para gjykatave ndërkombëtare.

Edhe organizata Aksfam disa kohë më parë ka deklaruar se gjatë një viti të fundit për çdo ditë është vrarë një fëmijë në Jemen dhe ka thënë se përveç urisë dhe sëmundjeve të ndryshme, edhe veprimet e dhunshme po kërcënojnë jetën e civilëve jemenas sidomos të fëmijëve./PT

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne