Forcohen dy baza ushtarake të Rusisë në Siri

Sergei Shaigo ministër i mbrojtjes i Rusisë pas takimit të së premtes me presidentin Vladimir putin theksoi forcimin e 2 bazave ushtarake Tamimim dhe Tartus të Rusisë në Siri.

Ministri rus i mbrojtjes vuri në dukje se në Siri do të qëndrojnë dy bazat ushtarake, qendra e kontrollit të paqes dhe 3 brigadat policore rusë dhe shtoi se bazat ushtarake të Rusisë do të qëndrojnë në përputhje me normat dhe dispozitat ndërkombëtare. Sa i përket forcimit dhe ngritjes së kapacitetit të bazave ushtarake Tartus dhe Tamimim në Siri, ministri i mbrojtjes i Rusisë tha se presidenti i Rusisë ka lëshuar një dekret për shfrytëzimin për 49 vite të ardhshme të bazës Tartus në Siri, dekret që pritet të miratohet në parlamentin e Rsisë. Tartus është një prej bazave më të rëndësishme të Rusisë në Mesdhe dhe nga kjo bazë kryhen operacione kundër terroristëve në Siri. Më herët më 11 dhjetor presidenti i Rusisë pas takimit me presidentin Bashar Asad ka lëshuar urdhrin për largimin e forcave ruse nga Siria. Ushtria ruse po kontribuon në luftën kundër terroristëve në Siri që prej 30 shtator 2015 me kërkesë zyrtare të qeverisë siriane./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne