Forcohet miqësia Rusi-Turqi, Putini heq vizat për qytetarët turq

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka dhënë udhëzim për heqjen e vizave për qytetarët turq dhe shoferët e maunave që do të vizitojnë Rusinë për qëllime biznesi.

Sipas dekretit të nënshkruar nga Putin, janë hequr kufizimet ndaj disa qytetarë turq ndaj të cilëve zbatohej regjimi i vizave në nëntor të vitit 2015.

Me dekretin e nënshkruar, i është dhënë fund zbatimit të vizave ndaj shoferëve që bëjnë transportimin ndërkombëtar tokësorë, personave posedues të pasaportave zyrtarë, biznesmenëve që zhvillojnë vizita me qëllime biznesi afatshkurta në Rusi, si dhe ndaj punonjësve të Turqisë në përfaqësitë diplomatike të saj në Rusi.

Theksohet se dekreti është nënshkruar me kusht që edhe Turqia të marrë masa të ngjashme ndaj shtetasve rusë sipas parimit të reciprocitetit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne