Foreign Policy: Autoritetet e Shtëpisë së Bardhë synojnë të mbajnë të ndezur zjarrin e luftës në Siri

Revista amerikane “Foreign Policy” të shtunën në një raport të saj ka shkruar se Ezra Cohen-Watnick, drejtori i lartë për çështje të inteligjencës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Amerikës dhe Derek Harvey, këshilltari i lartë për çështje të Lindjes së Mesme në këtë Këshill, kanë kërkuar zgjerimin e luftimeve në jug të Sirisë në mënyrë që ushtria e Amerikës gjatë ditëve të kaluara disa herë ka sulmuar forcat aleate të ushtrisë së Sirisë.

Burimet e “Foreign Policy” thonë se planet e këtyre dy personave janë aq shumë ekstremist saqë kanë zemëruar edhe luftënxitësit tradicional të Amerikës si Xhejms Mattis, sekretarin amerikan të mbrojtjes, i cili deri më tani disa herë ka penguar zbatimin e planeve të tyre. Autoritetet e Pentagonit gjithashtu kanë thënë se pavarësisht qëndrimeve agresive të disa prej këtyre funksionarëve të Shtëpisë së Bardhë, Xhejms Mattis, komandantët ushtarakë dhe diplomatët amerikanë të gjithë janë kundër hapjes së një fronti të gjerë të luftës kundër forcave të rezistencës në jug të Sirisë. Ndërkohë autoritetet ushtarake të Sirisë javën e kaluar kanë thënë se njësitë e ushtrisë siriane pas shkatërrimit të pozicioneve të terroristëve të ISIS, kanë hyrë në zonat kufitare mes Sirisë dhe Irakut në verilindje të rajonit Al-Tenef. Avancimi i forcave të ushtrisë së Sirisë dhe të aleateve të saj po realizohen në kohën kur koalicioni amerikan kundër ISIS disa herë kanë sulmuar forcat siriane në rrethinën e bazës ushtarake të Al-Tenef. Rajoni Al-Tenef ndodhet në rrugën Bagdad-Damask në kufijtë e përbashkët të Sirisë me Irakun dhe jo shumë larg kufirit me Jordaninë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne