Foreign Policy: Zbulohen informacionet e kompjuterit të një funksionari të lartë të DASH

Një haker ka sulmuar llogarinë e një funksionari të lartë informativ në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe ka zbuluar e-mailat dhe letërkëmbimet e tij private.

Revista “Foreign Policy” duke u bazuar në e-mailat e zbuluara, raportoi se një haker me emrin Johnnie Walker ka zbuluara një sasi të madhe të e-mailave privat të një funksionari të lartë të Departamentit Amerikan të Shteti i cili ishte përgjegjës për vëzhgimin e çështjeve të brendshme të Rusisë. “Foreign Policy” në vazhdim shkruan se e-mailat e zbuluara nga ky funksionar i lartë i DASH, janë dërguar për një numër të pacaktuar të përdoruesve të internetit. Dërguesi i këtyre e-mailave të hakuar pretendoi se ky funksionar i lartë i DASH kishte lidhje me shumë agjenci të spiunazhit duke përfshirë edhe CIA-në, me shumë media të rëndësishme informative, me organizata joqeveritare dhe me shumë fonde ndërkombëtare për investim. “Foreign Policy” në bazë të kërkesës së DASH, nuk ka zbuluar emrin e këtij funksionari amerikan./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne