Bota

Formohet grupi punues i Iranit, Turqisë dhe Rusisë për zonat për reduktimin e tensioneve në Siri

Irani, Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord që në kuadër të marrëveshjes rreth zonave për reduktimin e tensioneve në Siri, të formojnë një grup punues të përbashkët dhe gjithashtu kanë deklaruar se raundi i ardhshëm i negociatave të Astanasë do të organizohet në fund të muajit gusht.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se përfaqësuesit e tre vendeve Rusisë, Iranit dhe Turqisë gjatë takimit Astana-5 në kryeqytetin e Kazakistanit, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët dhe kanë deklaruar se kanë formuar një grup punues me qëllim finalizimin e marrëveshjes rreth zonave për reduktimin e tensioneve në Siri./ pt

OPINIONE