Shqiperia

FOTO/ 700 punëtorë të Uzinës së Ballshit në protestë: Dy muaj pa marrë rrogat

700 punëtorë të Uzinës së Ballshit janë ngritur ditën e sotme në protestë, pasi nuk kanë marrë dy muajt e fundit pagat dhe nuk u janë paguar sigurimet shoqërore nga firma.

Ata shprehen se nuk do të tërhiqen nga protesta e tyre, pasi janë familjarë dhe nuk kanë asnjë të ardhura të tjera.

“Puna është ndalur që në shtator, po na janë premtuar që do na paguheshin sigurimet shoqërore dhe se do na jepeshin tre rroga, sipas ligjit shqiptar. As sigurimet nuk janë paguar, as pagat minimale nuk na janë dhënë,”- u shpreh punëtor.

Ata shprehen se nuk do të tërhiqen nga protesta e tyre, pasi janë familjarë dhe nuk kanë të ardhura të tjera.

“Të na paguajë sigurimet shoqërore, se që nga shkurti ne nuk na kanë paguar sigurimet shoqërore dhe të na hedhin pagat minimale. Shteti duhet të vejë dorë. Fatkeqësia ndodhi dhe ne e kuptojnë edhe këtu ka familje që duan të ushqehen. Unë jam papunë, gruaja pa punë, jemi në ditë të hallit, nuk kam paguar as dritat, asnjë gjë,”- është shprehur një tjetër.

OPINIONE