Rajoni

FOTO/ Albin Kurti ‘hap’ letrat, publikon urimet e Zoran Zaev e Gramoz Ruçit…mungon Edi Rama

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fituesi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë ka publikuar të gjithë letrat e urimit.

Ndër letrat e publikuara bien në sy urimi që Kurti ka marrë nga politikanë shqiptarë dhe liderë të rajonit, si Gramoz Ruçi, Zoran Zaev etj. Nga ana e tij, kryeministri i ardhshëm i ka përshëndetur të gjithë.

“Gjatë dy javëve të fundit pranova shumë telefonata, mesazhe e letra urimi për rezultatin dhe suksesin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 6 tetorit.

Nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, Kryetari i Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Željko Komšić, Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu, ish Presidenti i Kroacisë, z. Stjepan Mesić, e shumë të tjerë.

Me bashkëpunim të ngushtë me partnerët fqinjë e miq tonë, do të jemi një hap përpara zhvillimit e integrimit tonë. U jam mirënjohës të gjithëve për urimet, përgëzimet dhe gatishmërinë e shprehur për mbështetje,”-shkruan Kurti në postimin e tij.

POSTIMI I PLOTË:


Por në pirugun e gjithë atyre letrave të marra, mungon ajo e kryeministrit Edi Rama, duke shtuar dyshimet se të dy kanë një marrëdhënie të mirë më njëri-tjetrin.

Kjo pasi Albin Kurti ka qënë një nga mbështetësit e protestës së studentëve në dhjetor të vitit të shkuar, gjë e cila nuk u prit mirë nga kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama.

Në prononcimet e tyre publike asnjë nuk e ka pranuar se kanë mosmarrëveshje, por shprehen të gatshëm për ta çuar në një nivel tjetër bashkëpunimin mes dy vendeve.

OPINIONE

INTERVISTA