FOTO/ Anti-mitingu i Ramës në Vlorë, ish-deputeti numëron pjesëmarrësit: Ja sa ishin në shesh

Protesta e opozitës në Tiranë dhe antimitingu i maxhorancës në Vlorë ngjalli mjaft reagime ditën e djeshme për numrin e pjesëmarrësve dhe tentativën për demonstrimin e forcës.

Sot ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli ka publikuar në faqen e tij të Facebook numrin e pjesëmarrësve në mitingun e Ramës.

Demokrati ka publikuar një foto të përgatitjeve para se të niste mitingu i Ramës në Vlorë, dhe shkruan në Facebook se në këtë aktivitet nuk ishin më shumë se 3652 karrige ose pjesëmarrës.

Ndërkohë që demokrati thotë se ka numëruar autobuzët që u nisën nga Saranda, Fieri, Durrësi dhe etj.

“I ftoj të gjithë ata që duan te dine të vreten e pjesëmarrësve ne antimitingun e administratës, në Vlore, këtu kanë mundësi t’i numërojnë vet.

Ftoj Zaloshnjen, që bën sikur bën sondazhe, të paktën të tregoje që di të numëroje.
D. Kaba qe i ka numëruar thotë 3652. Unë kam numëruar autobuzët nga Saranda, Fieri, Durrësi, etj”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne