FOTO/ Arben Ndokën e etiketoi si të lidhur me krimin, por ambasadori Lu dilte foto me vëllain e tij

Edhe emrin e Arben Ndokës e ka përmendur disa herë si një ndër politikanët e lidhur me krimin, kjo nuk e ka penguar ambasadorin amerikan Donal Lu të dilte foto me të vëllain e tij. Ky i fundit u vra orët e para të ditës së sotme pranë banesës së tij nga persona akoma pa identifikuar.

Ndërkohë, në një vit më parë donald Lu dilte foto me aleksandër Ndokës, vëllain e Arben Ndokës, emrin e të cilit do ta lidhte me krimin. Fotoja është realizuar në shtator të 2016-s në ceremoninë e dhënies së titullit “Qytetar Nderi të Lezhës” kongresmenit amerikan Eliot Engel.

Sakaq, një vit më vonë, ambasadori Lu përmend emrin e Arben Ndokës, së bashku me emra të tjerë, si persona të lidhur me krimin, duke e cilësuar këtë fakt një problem të madh që ka Shqipëria.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne