FOTO/ Arrestohen pronarët e ‘kamionit të vdekjes’, shtëpia e çifti britanik kushton 400,000 paund

Joanna Maher, 38 vjeç dhe burri i saj Thomas, gjithashtu 38 vjeç, nga Warrington, u arrestuan dje, gjatë një bastisje në agim dhe janë mbajtur nën dyshimin e komplotit ndaj trafikut të njerëzve dhe nën dyshimin e 39 akuzave për vrasje.

Policia po pastron sot shtëpinë e çifti, e cila sipas tyre kushton rreth 400,000 £.

Ky veprim nga ana e policisë, pasoi arrestimin e Mo Robinson, 25 vjeç, nga Irlanda e Veriut, shoferi i kamionit Scania, raporton Dailymail.

Të mërkurën, Mo Robinson u mbajt nën dyshimin për vrasje dhe ndodhet në paraburgim.

Ditën e djeshme, një burrë 48-vjeçar nga Irlanda e Veriut u arrestua në aeroportin Stansted me dyshimin e komplotit ndaj trafikut të njerëzve dhe vrasjes së 39 emigrantëve, tha Policia e Essex.

Policia tha këtë pasdite: ‘Më herët, në Portin e Dublinit, Garda Siochana arrestoi një mashkull rreth 20 vjeç nga Irlanda Veriore, mbasë një urdhri gjyqësor të jashtëzakonshëm për shkelje të juridiksionit.’

I riu nga Irlanda Veriore, u arrestua pasi u nis me traget të shtunën pasdite. Ai po drejtonte një kamion blu të Skanisë, i cili ishte ndalur nga policia.

Ai do paraqitet sot pasdite para Gjykatave Penale të Drejtësisë.

Tre makina policie u vendosën jashtë shtëpisë së familjes Cheshire në Warrington.

Çifti u arrestua pasi ata fluturuan përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.

Çifti ka një shtëpi familjare në Spanjë, por shpesh udhëtojnë për në Irlandë dhe Bullgari.

Biznesmeni bëri një vizitë në Bullgari në fillim të këtij muaji, për të takuar njeriun që regjistroi kamionin atje, pavarësisht se u shit një vit më parë.

Thomas Maher u takua me Ivan Jeliazkov dhe qëndroi në shtëpinë e tij.

Z. Jeliazkov regjistroi kamionin Scania në Prill 2017 për Maher dhe gruan e tij Joanna dhe kamioni u tha se ishte shitur vitin e kaluar.

Por të dy burrat nuk ishin vetëm bashkëpunëtorë biznesi por miq të mirë që janë takuar edhe në Britani.

Z. Jeliazkov, i cili vepron si një lehtësues për regjistrimin e transportit nga një zyrë në katin përdhesë në një bllok apartamentesh, tha që ai i dërgoi dhuratat e Maher për shtëpinë e tyre dhe ata i dërguan atij fotografi të fëmijëve të tyre./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne