(FOTO) Brenda gomones me 2 ton drogë. Mediat greke: Operacion historik

Mediat greke zbulojnë të dhëna të tjera për gomonen që u kap dje në Greqi me 2 ton drogë, pas 48 orësh ndjekje. Përveç fotove nga jashtë të gomones 12 metra të gjatë, janë zbuluar edhe pamje brenda mjetit të fuqishëm ujor që ishte nisur nga jugu i Himarës. 

 

gomonia nga brenda

Mediat greke flasin për një operacion historik. Sipas Zougla, ky është operacioni më i madh në historinë e rojës bregdetare greke.

gomone greqi 1

Gjatë ndjekjes së kësaj gomoneje të fuqishme, policia greke ka hapur zjarr, duke lënë të plagosur njërin prej gjashtë trafikantëve të arrestuar, 4 shqiptarë dhe 2 italianë.

Policia greke njoftoi se operacioni nuk ishte rutinë, por se prej disa javësh kishin mbledhur informacione për këtë grup kriminal që ndiqte itinerarin Shqipëri-Greqi-Itali.

Policia greke e ka pikasur gomonen teksa kalonte pranë ishullit të Korfuzit dhe e ka ndjekur deri në brigjet e ishullit Tzia në Athinë. Në ishullin Tzia, gomonia është qëlluar me snajper nga policia që i ndiqte me helikopter, ndërsa herë pas herë ka pasur shkëmbim zjarri me trafikantët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne