FOTO/ Flakët përfshijnë një pikë bombolash gazi tek “Myslym Shyri”, zjarri pranë një pallati

Një zjarr ka përfshirë një pikë mbushjeje të bombolave të gazit në qendër të kryeqytetit për disa minuta pasditen e sotme. Sipas informacioneve të para, zjarri ka rënë në një pikë në rrugën “Myslym Shyri” dhe shkak dyshohet të jetë rrjedhja e një bombole gazi që ka pasur kontakt më pas me një shkëndijë. Fatmirësisht flakët janë shuar në kohë, sic duket edhe nga pamjet e siguruara pë “BalkanWeb” nga operatori Ervin Daja.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur sigurimin e zonës e shuarjen e flakëve. Nga zjarri ka vetëm disa dëme materiale.

Zjarri Shyri

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” zjarri ndodhej shumë pranë një pallati, ndërkohë ngjitur kishte edhe automjete.

/BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne