FOTO/ Homazhe për vdekjen e Toto Rinës poshtë zyrës së Ramës

Vdekja e bosit të “Cosa Nostra” Toto Riina ka qenë lajm i ditës këtë të premte. Edhe në Shqipëri nuk ka kaluar në heshtje kjo ngjarje. Një grup të rinjsh të Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka zhvilluar një “protestë ironi” me kryeministrin Edi Rama. Ata kanë zhvilluar “homazhe” për vdekjen e kryemafiozit italian poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.

“Një tragjedi e rëndë goditi sot qeverinë! I shprehim ngushëllimet më të sinqerta Edi Ramës për humbjen e idhullit të tij frymëzues. Qeveria e Edi Ramës nuk ka më asnjë dallim nga Cosa Nostra e Toto Rinës!” – shkruan kreu i FRPD-së Belind Këlliçi në Facebook.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne