(FOTO) Ilir Meta udhëtoi jashtë Tiranës këtë 21 Janar

Përvjetori i shtatë i protestës së 21 janarit nuk e gjeti në Tiranë presidentin Ilir Meta, që kishte planifikuar këtë të dielë një udhëtim drejt Kosovës. Qëllimi i udhëtimit ka qenë një vizitë në familjen e ish presidentit Ibrahim Rugova.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se “vepra e tij e pavdekshme, urtësia dhe largpamësia e tij na duhen edhe sot”. Postimi shoqërohet me foton më poshtë:

Kompleksin e 21 Janarit, LSI duhet ta ketë kaluar që kur Edi Rama ia doli të bëjë një marrëveshje me Ilir Metën, për të qeverisur 4 vjet bashkë.

Gjatë këtyre viteve, pati raste që një buqetë me lule u vendos si homazh nga Petrit Vasili i LSI-së në bulevard, në vendin ku u vranë protestuesit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne