FOTO/ Kina censuron për arsye etike këngën e Eugent Bushpepës dhe flamujt e LGBTI

Eugent Bushpepa mori vlerësime të shumta për performacën e tij në Eurovision. Këngëtari shqiptar u vlerësua nga kritika për performancën, por më së shumti për zërin e tij.

Por mediat ndërkombëtare kanë publikuar një lajm mjaft interesant pasi mësohet se kënga që përfaqësonte Shqipërinë nuk është transmeruar në Kinë. Televizioni kombëtar i Kinës, Mango Tv e transmeton gjithmonë këtë spektakël, por jo LIVE, pasi e redakton dhe ndryshon atë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe mbrëmjen e së martës, duke mos transmetuar performancën e Shqipërisë dhe Irlandës, për dyja për një arsye etike.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=VbNFep0qyck?feature=oembed]

Performanca e Eugent Bushpepës është censuruar për shkak të ligjit në Kinë që ndalon artistët me tatuazhe të shfaqen në televizion. Ky rregull hyri në fuqi në janar të këtij viti, në të cilin Administrata Shtetërore e Shtypit, Radios, Filmit dhe Televizionit të Republikës Popullore të Kinës (SAPPRFT) deklaroi se ata “kërkojnë në mënyrë specifike që programet të mos shfaqin artistë me tatuazhe apo ato që përfaqësojnë kulturën hip-hop, nën-kultura jo të zakonshme ose kultura dekadente.”

Image

Është censuruar edhe momenti kur Eugenti shfaqet gjatë prezantimit të kualifikuesve, duke transmetuar vetëm reagimin e delegacionit dhe jo atë të këngëtarit. Nga transmetimi është hequr edhe performanca e Irlandës për shkak se qeveria kineze ndalon transmetimin e shfaqjeve të marrëdhënieve të gjinisë së njëjtë në televizion. Në transmetim janë mbuluar edhe flamujt e LGBTI që dukeshin në sallë./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne