Shqiperia

Foto/ Ky është skafisti që u kap në gomonen me 424 kg marijuanë në Igumenicë

Ky është, Dritan Jorgji, skafisti 42-vjeçar i cili u kap mëngjesin e sotëm teksa tentonte të nxirrte drogën nga gomonia e ta hidhte në plazhin e Platarias, në Igumenicë.

Dritan Jorgji, nga Saranda i njohur ndryshe edhe me pseudonimin “Tan Zimani”.

Policia greke ka arritur ta pikasë 42-vjeçarin pikërisht në momentin që po hidhte në breg 424 kilogramë marijuanë, të ndarë në 36 pako, të sekuestruar tashmë nga policia greke.