Foto-lajm/ Ahmetaj “garë” me Ramën, ja si u stiluan figurat e PS-së

Partia Socialiste vijon në këto momente mbledhjen e kryesisë, e cila po drejtohet nga vetë kryeministri Edi Rama. Në këtë mbledhje po marrin pjesë të gjithë emrat e PS, ndërsa më poshtë po sjellim momentet kur ata kanë mbërritur pranë godinës së selisë rozë.

Kryeministri Edi Rama ka marrë sërish vëmendjen e mediave me veshjen e tij, ku sot u fotografua me kostum dhe me atlete, ky një stil jo i panjohur për publikun shqiptar. Ish-ministri i Ekonomisë duket se i ka shpallur konkurencë shefit të qeverisë, ku edhe ai shfaqet i veshur me atlete, por pa kostum.

Para mbledhjes së Partisë Socialiste, “BalkanWeb” mësoi se tema kryesore nuk do jetë caktimi i ndonjë emri për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin, por konkretisht do të diskutohet për ngritjen e një grupi pune, i cili do ketë si qëllim riorganizmin e PS në qytetin e Shkodrës.

Më poshtë “Balkanweb” sjell me foto disa nga figurat e PS-së, të cilat iu bashkuan mbledhjes së kryesisë në orën 18:00. Fotot janë shkrepur nga “LSA”./ballkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne