FOTO/ “Pranë popullit shqiptar”, tifozët italianë shprehin solidarizimin me Shqipërinë nga stadiumet

Solidarizim me popullin shqiptar kanë pasur edhe italianët, gjë që nuk kanë munguar ta shfaqin edhe në ndeshjet e fundjavës.

Në takimin e orës 18:00 mes Xhenoas dhe Torinos, tifozët vendas shpalosën një banderolë ku shkruhej: “Pranë popullit shqiptar”.

Një banderolë të ngjashme, e hapën edhe tifozët në takimin e Serisë B, mes Krotones dhe Çitadelas. Krahas shumë emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali, të shumtë janë edhe italianët që janë prekur e solidarizuar me pasojat e tërmetit në Shqipëri.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne