Atletet Adidas u bënë të pandashme nga kryeministri Edi Rama. Prej tyre, jo pak herë ai u bë kryelajm edhe në mediat ndërkombëtare, kur protokolli nuk i kishte dhënë ndodnjë rol të rëndësishëm në samite rajonalë apo ndërkombëtarë. I tillë ishte samiti i Triestes ku kreu i qeverisë shqiptare falë atleteve të bardha “të kombinuara” me kostum të zi bëri xhiron e medieve vendase dhe jo vetëm pavarësisht se në samit nuk kishte asnjë rol të qenësishëm.
Kjo pasi në atë samit ishin të tjerë ata që do të dilnin në krah të kancelares Angela Merkel.
Në nisje të kësaj jave kreu i qeverisë shqiptare udhëtoi drejt Davosit të Zvicrës ku po mbahet forumi ekonomik i liderëve botërorë. Për çudi Rama mban të veshuar një palë këpucë të zeza dhe atletet Adidas i ka lënë në Surrel.