Foto/ Rikthehen tërmetet në vend, lëkundje të reja në qytetin e Durrësit

Një tjetër tërmet ka goditur sot vendin tonë. Sipas IGJEUM, lëkundjet e tërmetit janë regjistruar në veri të Durrësit me magnitudë 3.6 dhe me epiqendër në Detin Adriatik. Lëkundje ka pasur edhe gjatës ditës së djeshme, por fatmirësisht kanë qenë të lehta dhe pas pasoja.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit edhe ditën e djeshme lëkundjet e tërmetit kanë qenë me epiqendër po në Detin Adriatik, me thellësi 45 kilometër.

Këto lëkundje të reja vijnë pas lëkundjeve të forta të një jave më parë, ku vendi u godit nga dy tërmete të fuqishme,  prej të të cilëve shumë qytetarë u plagosën dhe qindra shtëpi u shkatërruan.

Igjeum

/balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne