FOTO/ Rrebeshe shiu në Kosovë, shihni pamjet e frikshme të shtëpive nën ujë

Komuna e Pejës është goditur edhe njëherë nga reshjet e shiut, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha për banorët e kësaj zone.

Në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale shihen edhe dëmet që ka shkaktuar moti i lig në këto anë.

Mediet kosovare raportojnë mëngjesin e sotëm se situatë e njëjtë është edhe në komunën e Istogut.
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, nëpërmjet një komunikate dje ka paralajmëruar se mund të ketë vërshime në rajonin e Dukagjinit.

“Reshjet të cilat priten të fillojnë përgjatë orëve të pas ditës së sotme datë 15/10/2020 fillimisht do të përfshin pjesën perëndimore të Kosovës (zona malore), duke vazhdua me intensitet të shtuar në drejtim të pjesës veri – perëndimore”, është shkruar në komunikatën e djeshme të institutit./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne