FOTO/ Rrëzohet në Iran avioni ukrainas, vdesin 176 pasagjerët

176 persona kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një avion është rrëzuar në Iran.

Avioni “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines” është rrëzuar menjëherë pak pas ngritjes në fluturim nga aeroporti Imam Khomeini në Teheran. Ai kishte si destinacionin Kievin.

Nuk dihet ende nëse ky aksident ajror është i lidhur me tensionet Iran-SHBA. Por deri më tani raportohet se shkak i rrëzimit të avionit ka qenë një defekt teknik.


/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne