FOTO/ Sulmohet me gurë makina e Fatos Lubonjës

Një sulm vandal i është bërë makinës së analistit Fatos Lubonja. Sipas portalit dosja.al që ka publikuar lajmin, një person ka sulmuar me gurë makinën e publicistit të njohur, duke shkatërruar xhamin e parë të mjetit. Siç shihet edhe foto sulmi është i kërcënues, por për fat të mirë në momentin e sulmit, në makinë nuk ka pasur njeri.

Sipas të njëjtave burime personi që ka kryer sulmin ka tentuar ta shantazhojë edhe disa herë të tjera Lubonjën, duke e sharë indirekt apo duke bërtitur nëpër shkallë, por analisti nuk e ka denoncuar atë në polici, për shkak se njihet si person me probleme të shëndetit mendor.

Personi është arrestuar nga policia dhe ndaj tij është nisur procedimi penal. Nga hetimi i deritanishëm, personi nuk ka deklaruar për probleme personale, por politike me publicistin e njohur.

/lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne