FOTO/ U përfshi nga flakët në parkim, digjet makina në Tiranë. Çfarë thotë policia

Një makinë është përfshirë nga flakët sot në Tiranë. Ngjarja ndodhi përballë shkollës ‘Dëshmorët e Lirisë’ në rrugën “Zef Jubani” rreth orës 17:40.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se makina në pronësi të shtetasit me inicialet E.A., ishte parkuar.

foto galeri foto galeri

“Rreth orës 17:40 në rrugën “Zef Jubani” është përfshirë nga flakët në parkim, automjeti në pronësi të shtetasit E. A, ku si pasojë është djegur plotësisht. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental si pasojë e një defekti. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, -thuhet në njoftimin e policisë. Këto janë pamjet nga momenti kur tentohet të shuhet zjarri në makinë./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne