FOTOLAJM/ Qytetarët ‘blindojnë’ Teatrin Kombëtar, po e ruajnë nga shembja

Edhe këtë mbrëmje, qytetarë, artistë dhe politikanë janë mbledhur në sheshin para Teatrit Kombëtar në mbrojtje të godinës që është planifikuar të prishet nga Bashkia e Tiranës.

Natën e sotme dezhurn është kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ndërsa një natë më parë ishte kryetari i PD, Lulzim Basha.

Në një deklaratë për mediat Kryemadhi u shpreh se, ndodhet në protestë si qytetare ndërsa nuk kurseu as paralajmërimet në adresë të kryeministrit Edi Rama.

“Jam unë ajo që kam detyrë që kur të vijnë fadromat të lajmërojë Bashën dhe aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Ekziston lista e numrave të telefonit që për çdo emergjencë a provokim unë do t’i njoftoj, të gjithë flenë me telefonin te koka. Sonte jam dezhurn”, tha kryetarja e LSI-së./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress