FOTOT/ Atēntat gazetarit të njohur, e qëllojnë me ārmë zjarri teksa kthehej në shtëpi

Dy persona të panjohur me kapuç i kanë bërë pritë gazetarit dhe botuesit grek Stefanos Chios. Pak pas orës tre të mëngjesit, ndërsa kthehej në shtëpi, Stefanos Chios u qëllua me dy plumba të cilat e kanë prekur në qafë dhe kraharor.

Atēntati ndodhi jashtë shtëpisë së tij në Vrilissia.

Sipas mediave greke, autorët dyshohet se janë dy burra që mbanin kapuç në kokë dhe sapo u shfaq Stefanos Chios, njëri prej autorëve iu afrua gazetarit teksa ende nuk kishte dalë nga makina dhe qëlloi dy herë në drejtim të dritares së shoferit.

Gazetari reagoi menjëherë, duke hapur derën e makinës së tij me forcë, duke goditur autorin dhe i bllokoi ārmën.

Menjëherë nisi të bërtiste, duke u dëgjuar nga bashkëshortja e tij e cila nxitoi të shihte se çfarë po ndodhte.

Gazetari është dërguar menjëherë në spital ku mjekët thanë se ka marrë një plumb në qafë, dhe një plumb në anën e majtë të kraharorit, disa centimetra larg nga zemra.

Ajo që i shpëtoi jetën gazetarit është bllokimi i ārmës së agresorit para se ai të qëllonte sërish.

Autori i krīmit arriti të shpëtojë me ndihmën e bashkëpunëtorit të tij.

Hetuesit kanë hapur kamerat e sigurisë së zonës për të zbardhur detaje mbi ngjarjen dhe autorët.

Pritet që të kontrollohet edhe telefoni i gazetarit për të parë nëse ka marrë kërcënime dhe nga kush, ndërsa nuk dihet kur ai do të jetë në gjendje të dëshmojë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne