FOTOT/ Biznesmenët italianë protestë kundër qeverisë dhe ambasadës së tyre në Tiranë

Disa sipërmarrës italianë janë mbledhur mëngjesin e kësaj të marte përpara ambasadës së tyre në Tiranë, për të protestuar kundër qeverisë dhe përfaqësisë së tyre diplomatike.

Duke mbajtur pankarta në duar, biznesmenët kanë qendruar në shenjë proteste për disa minuta në hyrje të ambasadës.

Ndërsa, disa prej mbishkrimeve në pankartat e vendosura në kangjellat anash rrugës, janë:

“Të braktisësh sipërmarrësit është e barabartë si të braktisësh Shqipërinë”.

“Protestë kundër qeverisë dhe ambasadës së Italisë”.

“Kërkojmë: Dëmshpërblim për dëmet që ka sjellë 1997, kurse profesionale dhe bashkëpunim me IADSA”./Lapsi

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne