FOTOT/ Nishani në Arabinë Saudite, Zonja e Parë e mbuluar me shami. Detajet e vizitës

Presidenti Nishani është për një vizitë disa ditore në Arabinë Saudite. Gjatë gjithë vizitës së tij ai është shoqëruar nga autoritetet më të larta të kësaj mbretërie, ndërkohë që së fundmi është zbuluar edhe qëllimi i pranisë së tij atje.  Ai ka vizituar sot xhaminë e Pejgamberit në Medinë ku ka falur namazin. Më herët, kreu i shtetit ka vizituar Qabenë e shenjtë, aty ku muslimanët kryejnë ritualet e tyre në çdo kohë të vitit.
Më shumë se sa për një vizitë zyrtare, Nishani ndodhet në Arabinë Saudite për të kryer ritin e Umrës. Umra është një rit i myslimanëve, e cila ka të bëjë me vizitën e Qabes dhe Medinës në ditë të tjera përveç ditëve të Haxhit. Kreu i shtetit ndodhet atje me Zonjën e Parë, Odeta Nishani dhe djalin e tyre, Ersin./ GSH

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne