Fox News: Fondet Amerikane u përdorën për të financuar aktivitetet politike të George Soros në Shqipëri

Në një program të gjatë, Televizioni amerikan Fox News, ka analizuar raportin e paraqitur nga think-tank amerikan ‘Judicial Watch’ mbi shpërdorimin e fondeve amerikane për të financuar organizatat e Soros në Shqipëri.

Dokumentet e reja që kanë dalë në dritë tregojnë se fondet amerikane janë dërguar përmes agjencisë ‘Civil Society Project’ për të mbështetur institutin majtist të gorge Soros “East West Management Institute” përmes fushatës së USAID “Drejtësi për të Gjithë”. USAID ka shpenzuar 8.8 milionë dollarë vetëm në vitin 2016 për këtë fushatë.

Sipas programit “Drejtësi për të gjithë’ ishte projektuar që forcohet transparenca dhe efektiviteti i gjykatave në Shqipëri dhe që qytetarët të rrisin besimin ndaj Drejtësisë- sipas USAID.

Dokumentet që datojnë shkurt 2017 tregojnë se Departamenti i Shtetit ka përdorur fondet e taksapaguesve për të bashkë- sponsorizuar sondazhin e dytë me Shoqërinë e Hapur për Shqipërinë të Soros.

Vitin e kaluar, mars 2017, një grup prej gjashtë senatorëve të shteteve të Bashkuara, kryesuar nga Sen. Mike Lee, R-Utah, i dërgoi një letër ish- sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson ku kërkonte një hetim mbi qeverinë Amerikane që po përdorte fondet nga taksapaguesit amerikan për të financuar asistencën e Soros në Shqipëri.

“Sen. Lee nuk ishte i kënaqur nga përgjigja e Departamentit të Shtetit … Por ai shpreson se Sekretari i ri, Pompei, do t’u japë fund këtyre pagesave”

Judicial Watch po studion informacionin mbi aktivitetin e Soros në Maqedoni, Rumani dhe Kolumbi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne