Franca duhet të distancohet nga terrori

Zëvendëskryeministri i Turqise, Fikri Isik tha se “Franca, e cila është aleate e jonë në NATO, duhet të mbajë qëndrim të qartë kundër organizatës separatiste terroriste PKK/PYD-YPG dhe duhet të deklaroj haptazi përkrahjen e saj ndaj Turqisë në luftën kundër terrorit. Pritshmëritë tona nga aleatët, e posaçërisht nga Franca që është aleate e rëndësishëm e jona, janë këto”.

Pas pjesëmarrjes në një aktivitet të organizuar në Izmit, Zëvendëskryeministri Isik iu përgjigj pyetjeve në interes të gazetarëve. Isik tha se propozimi për ndërmjetësim mes një shteti sovran dhe organizatës terroriste tregon qartë pikëpamjen e gabuar të Francës ndaj çështjes.

Duke vënë në dukje se Franca di mirë se struktura terroriste, e cila ndryshoi emrin është plotësisht nën kontrollin e PYD-së, Fikri Isik tha se këtë çështje e kanë biseduar edhe më herët në NATO dhe se shërbimi informativ francez e di mirë çështjen.

Zëvendëskryeministri Isik tha se ndryshimi i emrit është pothuajse një kamuflazh dhe dinakëri e PYD-së, ndërsa shtoi se propozimi për të ndërmjetësuar mes Turqisë dhe terroristëve është i papranueshëm.

“Ajo çfarë pritet nga Franca është të mos tregojë tolerancë ndajë organizatave terroriste. Nga ajo pritej që ti trajtojë ata si terroristë në vend se ti pret nëpër pallate”, bëri të ditur Zëvendëskryeministri Fikri Isik./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne