Franca kërkon anulimin e shpejtë të sanksioneve arabe kundër popullit të Katarit

Ministri i punëve të jashtme të Francës të shtunën pasdite kërkoi heqjen sa më të shpejtë të sanksioneve të Arabisë Saudite dhe aleateve të saj kundër popullit të Katarit dhe kundër qytetarëve me dy shtetësi të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Jean-Yves Le Drian, ministri i punëve të jashtme të Francës, dje në Doha në takim me Shejkh Muhamed bin Abdurrahman Al Thani, ministrin e punëve të jashtme të Katarit, deklaroi: “Franca kërkon heqjen sa më të shpejtë të sanksioneve të cilat po ushtrojnë ndikim mbi jetën e popullit të Katarit dhe të qytetarëve me dy nënshtetësi të këtij vendi”. Ministri i punëve të jashtme të Francës të shtunën në fazën e parë të turneut dyditor në rajonin e Lindjes së Mesme, arriti në Doha me qëllim të shqyrtimit të krizës së krijuar në marrëdhëniet e Katarit me Arabinë Saudite, Egjiptin, Bahrejnin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Jean-Yves Le Drian pas negociatave me funksionarët e Katarit, të shtunën pasdite nga Doha ka shkuar në Arabinë Saudite. Ministri i punëve të jashtme të Francës të shtunën në mbrëmje gjithashtu në një konferencë të përbashkët për shtyp me Adel Xhubejr, ministrin e punëve të jashtme të Arabisë Saudite, ka shprehur shqetësime në lidhje me krizën e krijuar mes Arabisë Saudite dhe Katarit dhe kërkoi zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj krize. Mirëpo Adel Xhubejr në këtë konferencë për shtyp pretendoi se Arabia Saudite do t’i dorëzojë Francës një listë me veprimet e Katarit në mbështetje ndaj terrorizmit. Vizita e ministrit të punëve të jashtme të Francës në rajon po zhvillohet në kohën kur homologët e tij amerikan, britanez dhe gjerman së fundi kanë zhvilluar vizita të ngjashme në Lindjen e Mesme për t’i dhënë fund krizës së krijuara mes vendeve arabe, mirëpo për shkak të theksimit të Arabisë Saudite në politikën armiqësore ndaj Katarit, asnjë prej këtyre vizitave nuk kanë sjell rezultat në ndryshimin e situatës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne