Franca kritika ndaj OBSH-së lidhur me COVID-19

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk ka arritur ta menaxhojë mjaftueshëm krizën e krijuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një adresim në Senatin e Francës në lidhje me COVID-19, Le Drian tha se OBSH ka treguar “mangësi në reagim, veprim të pavarur nga shtetet dhe në përçimin e informacioneve”.

Ai tha se problemi nuk qëndron vetëm tek aktorët e organizatës, por në të njëjtën kohë edhe në funskionimin e saj, ndërsa shtoi se ndihet i pikëlluar nga vendimi i SHBA-së për tërheqjen e fondeve nga OBSH.

Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump dje njoftoi tërheqjen e fondeve që vendi i tij i ofron për OBSH-në.

Trump akuzoi OBSH-në për “mbrojtjen e tezave të Kinës” dhe për “mosnisje të një hetimi të besueshëm për atë se si është përhapur virusi nga Wuhani”.

Në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë ku njoftoi tërheqen e fondeve për OBSH-në, Trump tha se kjo organizatë nuk e ka zbatuar detyrën e saj themelore dhe duhet mbajtur përgjegjëse./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne