Franca: Laicizmi jakobin

Prof. dr. Kudret BÜLBÜL*

Në shkollat e pakicave në Turqi ose në vendet ku ndodheni, mendoni sikur të ndalohen ekskursionet e shkollës së bashku me fëmijët për familjet me veshje hebrenjsh dhe të krishterësh. Nuk mund ta besoni apo jo? Si mund të ndodhë diçka e tillë në këtë epokë. Do të thoni: ç’është kjo sjellje primitive, ç’është kjo gjë prapanike, ky është fanatizëm.

Prisni, mos u shqetësoni! Kjo nuk ndodh në Turqi ose në vendet ku jetoni, kjo ndodh në Francë. Franca është drejt rrugës për të marrë një vendim të tillë për myslimanët.

Senati në Francë, në kuadër të ligjit shkollor të përgatitur nga qeveria, miratoi nenin që ndalon shaminë e kokës për familjaret, që shoqërojnë nxënësit gjatë ekskursioneve shkollore. Për vënien në zbatim duhet që ligji të kalojë nga kuvendi. Ministri i arsimit të Francës, Jean Michel Blanquer tha se do të bëjnë çfarë është e mundur në mënyrë që prindërit të mos mbajnë simbolet fetare gjatë ekskursioneve dhe shëtitjeve shkollore. Projektligji, që duke parashtruar parimin e laicizmit ndalon pjesëmarrjen e nënave, të afërmve me shami në kokë të nxënësve, që të marrin pjesë në ekskursionet shkollore të fëmijëve në ciklin e ulët shkollor, bazohet në arsyetimin se të afërmit që shoqërojnë fëmijët gjatë ekskursioneve shkollore cilësohen “personel shtetëror i përkohshëm” dhe për këtë arsye nuk mund të mbajnë asnjë shenjë fetare.

Në Francë, shumë vende Perëndimore dhe veçanërisht në Austri, zbatime dhe komente të tilla arkaike dhe të ngjashme ndaluese tashmë janë bërë të zakonshme. Vetëm ky zbatim është i mjaftueshëm për të parë se në çfarë krize të vetëbesimit dhe lirisë ndodhet Perëndimi, të cilën e kam përmendur edhe në shumë komente të mija të mëparshme. Edhe ne pa i shtuar shembujt, duke iu referuar këtij shembulli të Francës, le të shprehemi se me çfarë eklipsi të mendjes dhe me çfarë krize lirie është ballë për ballë ky vend dhe si po përparon me shpejtësi drejt totalitarizmit.

Duke qenë se ligji nuk parashikon diçka të tillë për hebrenjtë dhe të krishterët atëherë mund të kritikohet nga aspekti i barazisë. Por është e gabuar që të kërkohet zbatimi i tillë për të gjithë në emër të barazisë, pasi ky zbatim eliminon format e ndryshme të jetesës, është shtypës, primitiv dhe shkel të drejtat e lirisë dhe ato njerëzore. Po, mbi ndesh edhe me barazinë. Por ajo që duhet mbrojtur në këtë rast është fakti se nuk duhet të ketë barazi në presion dhe mos të qënurit të lirë.

Një laicizmit i shkëputur nga qëllimi dhe i kthyer në mjet shtypjeje

Laiciteti për Perëndimin është një hap pozitiv dhe i ardhshëm për të shpëtuar nga luftërat fetare. Është një mekanizëm i zhvilluar për të jetuar mënyra të ndryshme të jetesës dhe për të mbrojtur lirinë fetare. Kurse nga aspekti i historisë sonë (Turqisë) fetë jetojnë të gjitha pranë njëra-tjetrës me të gjitha diversitetet e tyre. Dobia që pritet nga laicizmi në Perëndim krahasoj së tepërmi me komentimin tolerant dhe pluralist të islamit.

Profesori izraelit i historisë, shkrimtari i pëlqyer i kohëve të fundit, Yuval Noah Harari shpreh qartë këtë gjendje me shprehjet e tij: “Në Evropën e Mesjetës nuk bëhej fjalë për tolerancë. … në vitet 1600 në Paris të gjithë ishin katolikë. Kur një protestant hynte në qytet atë e vrisnin. Në Londër të gjithë ishin protestantë. Kur një katolik hynte në qytet atë e vrisnin. Në ato vite hebrenjtë u dëbuan nga Evropa… Askush nuk i donte myslimanët. Por në të njëjtën periudhë, në Stamboll, sekte të ndryshme, myslimanët, katolikët, armenët, ortodoksët, grekët, bullgarët jetonin pranë njëri-tjetrit të lumtur”.

Pavarësish se në Perëndim laicizmi është kthyer në një mjet, një mekanizëm për të mbajtur të bashkuar besimet e ndryshme dhe mënyrat e diversiteteve të jetesës, veçanërisht në zbatimin e Francës, vihet re se laicizmi kthehet në një mjet presioni për shtypjet gjithnjë e në rritje, që në shumicën e rasteve bëhen në emër të fesë. Ashtu siç vihet re në shembullin e sipërpërmendur, jo vetëm në aspektin politik, por fetë mundohen të diskriminohen në të gjitha fushat e jetës. Ndërkohë që përpiqen që të pengojnë presionin ndaj një feje, në të gjitha fushat e jetës, laicizmi është kthyer pothuajse në një fe, që bën presion ndaj të gjitha besimeve. Një fe e re që kornizën e saj nuk e përcaktojnë të ngarkuarit me detyrën e çështjeve fetare, por kuvendet dhe organet ligjore. Kur njeriu vë re një zbatim kaq ngushtues, shtypës, detyrues dhe jakobin ndaj fushave të jetesës në mënyrë të ndryshme, kundrejt çfarëdolloj feje që këto vende i drejtohen në emër të fesë, nuk mundë të mos shtrojë pyetjen se a mund të ishte laicizmi më shtypës ndaj diversitetit?

Nëse me arsyetimin e laicizmi do të diskriminoheshin tërësisht besimet e ndryshme dhe format e jetesës nga jeta shoqërore, nëse arsimi, kultura dhe politika do të rregulloheshin tërësisht sipas laicizmi dhe nëse synohet që shoqëria të krijohet tërësisht prej individëve laikë, çfarë ndryshimi do të ketë nga sistemet totalitari që mundohen të krijojnë individë nazistë ose individë komunistë?

Kush ka të drejtën e fjalës mbi fëmijët?

Një prej anëve që manifeston më shumë ose mbron botëkuptimi i laicizmit jakobin është “mbrojtja” e fëmijëve nga besimet e ndryshme. Ashtu si në shembullin e ekskursioneve të shkollës së sipërpërmendur, familjes, nëpërmjet identitetit fetar, i ndalohet të shoqërojë fëmijën gjatë ekskursioneve shkollore. Në këtë situatë del në shesh pyetja se kush ka të drejtën në përcaktimin e arsimit, kulturës dhe identitetit të fëmijës? Shteti? Familja? Nëse përgjigjja e kësaj pyetjeje është shteti, në çfarë emri do të kritikojmë komunizmin, fashizmin, nazizmin? Ose pse shteti të ketë një të drejtë ndaj fëmijës pavarësisht se fëmijën e kanë sjellë në jetë prindërit? Nëse familja sillet kundër të drejtave themelore të njeriut dhe mundohet t‘i japë fëmijës një identitet terrorizues atëherë sigurisht që shteti duhet të ndërhyjë. Por në kushte normale, padyshim që familja duhet të ketë të drejtën për identitetin e fëmijës së tij.

Laicizmi anglo-sakson që shprehet si sekularizëm mbart qëllimin e pengimit të ndërhyrjes së fesë në fushën shtetërore. Por përsëri në këto shtete marrëdhëniet ndërmjet fesë dhe shtetit janë shumë të ndërthurura. Në Angli, mbretëresha në të njëjtën kohë është edhe kryetarja e Kishës Anglikane.

Në një gjendje kur ndërmjet shtetit dhe fesë, traditës e individit janë hequr tërësisht institucionet e ndërmjetme dhe ku mendja themeluese është reduktuar në racionalitet, do të thotë se nuk ka mbetur asnjë element që do të kufizojë këtë mendje dhe këtë shtet dhe lider që ngrihet mbi këtë mendje. Programin e përfundojmë me fjalët e shkrimtares franceze, Simone De Bauvoir: …jemi lidhur aq shumë me ideologjitë e prodhuara për njerëzit sa që kemi harruam njeriun./TRT

*Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit “Yildirim Beyazit”, Ankara

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne