Franca mbyll pishinat për ta ndaluar fenomenin “burkini”

Dy pishina publike në juglindje të Francës janë mbyllur pavarësish temperaturave tejet të larta. Ky vendim u morr për të ndaluar frekuentimin nga gratë muslimane që veshin kostumin special të larjes “burkini”.

E gjitha nisi javën e kaluar, kur disa gra muslimane nga një grup i të drejtave të njeriut, sfiduan ligjin dhe vendosën të lahen në pishinë publike.

Ndalesa që u bëhet atyre konsiderohet gjerësisht si diskriminuese.

Gratë muslimane tani po kërkojnë që krahas atyre me bikini, të kenë të drejtë të freskohen edhe femrat që për arsyet e tyre vendosin të mbulojnë trupin aq sa duan.

Tri vite më parë funksiononte edhe një ndalesë për burkini në plazhet e vendit. Dy krahina në Francë ndaluan veshjen e tillë duke pretenduar se paraqet “cenim të sigurisë”, vendim ky që u kritikua gjerësish. Ndalesa u hoq më vonë me një vendim gjykate. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne