Bota

Franca përsëritë skandalin me burkini

Policia franceze ndaloi një grup muslimanesh që të notonin me “burkini” në qytetin bregdetar të Kanës.

Rreth 10 gra u mblodhën në plazhin e Hotel Martinez, për të notuar në burkini, por nuk u lejuan nga policia.

Riviera Franceze është mjaft e frekuetuar nga msimanët, ndërsa vitin e kaluar u gjobitën qindra gra që thjeshtë notuan me rroba.

Kana ishte qyteti i parë që ndaloi burkinin në gushtin e kaluar dhe shumë vendpushime franceze e ndoqën këtë shembull.

Por gjykata më e lartë administrative e Francës – Këshilli i Shtetit – shfuqizoi ndalimin, duke e quajtur atë një shkelje të lirive themelore.

OPINIONE