Franca pranoi bashkëpunimin me organizatën terroriste YPG/PKK

Franca pranoi se ka bashkëpunuar me organizatën separatiste terroriste PKK/YPG në Siri.

Gjeneralbrigade, Frederic Parisot, përgjegjës për aktivitete civilo-ushtarake të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), bëri të ditur se kanë trajnuar terroristët e organizatës separatiste terroriste YPG, fraksionit të PKK-së në Siri.

Gjenerali francez, Parisot në një lidhje me videokonferencë me Departamentin amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) i vlerësoi operacionet kundër DAESH-it që po zhvillohen në Siri dhe Irak.

Duke vënë në dukje se çlirimi i territoreve të kontrolluara nga DAESH-i në Siri nuk nënkupton shkatërrimin e plotë të kësaj organizate terroriste, gjenerali francez Parisot tha: “Duhet të sigurojmë që DAESH-i të mos kthehet më në rajon si fuqi luftarake. Për të arritur këtë në njërën anë jemi duke trajnuar forcat irakiane të sigurisë, të cilët u treguan mjaftë të suksesshëm, dhe në anën tjetër jemi duke trajnuar organizatën terroriste YPG/PKK si dhe forcat e sigurisë”.

Parisot mbrojti qëndrimin se organizatat terroriste të përkrahura prej tyre do të mbeten në rajon edhe pas luftës kundër DAESH-it.

Bashkëpunimi i Francës me organizatën terroriste ishte publikuar edhe më herët.

Në pamjet që qarkullonin në media dukeshin qartë ushtarët francezë, të cilët në Siri veprojnë nën ombrellën e koalicionit ndërkombëtar, duke bashkëpunuar me terroristët e PKK/YPG-së./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne