Franca shpalos plan të ri për të trajtuar radikalizmin

Franca shpalosi një program të ri për të luftuar radikalizmin, pasi xhihadistët po kthehen nga fushat e betejës në Siri dhe Irak dhe lista e njerëzve nën vëzhgim, që tregojnë shenja të rrezikut, po rritet.

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, tha se programi përmban 60 pika që vënë theksin mbi parandalimin.

Kjo është përpjekja e tretë në më pak se katër vjet për të parandaluar dhe kontrolluar fenomenin.

Plani i ri, mes tjerash, përfshin burgjet, shkollat, punonjësit socialë dhe aktivitetet sportive në nivel lokal dhe kombëtar.

Philippe tha se “ky është një plan mobilizimi; është një betejë që shteti nuk mund të luftojë vetëm”.

Në Francë, viteve të fundit, kanë ndodhur disa sulme terroriste. Më vdekjeprurësi ka qenë në nëntor të vitit 2015 në Paris, ku kanë mbetur të vrarë 130 veta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne