Franca shqetësohet nga dyfishimi i rasteve të helmimit me kokainë

Një autoritet francez i shëndetësisë dhe i mjekësisë lëshoi ​​një paralajmërim për qytetarët pasi numri i raportuar i helmimeve me kokainë u dyfishua brenda një viti.

Agjensia Kombëtare franceze për Sigurinë e Barnave (ANSM) lëshoi ​​paralajmërimin ditën e premte, duke cituar një “rritje shqetësuese” të raporteve nga qendrat e vartësisë që tregojnë një rritje në numër dhe ashpërsi të helmimeve me kokainë së fundmi.

Të dhënat treguan se numri i raporteve të helmimit me kokainë u dyfishua midis viteve 2015 dhe 2016 dhe ANSM vuri në dukje se “kjo rritje vazhdon të shihet për vitin 2017.”

Agjensia tha se ndërsa një shpjegim i caktuar për rritjen është ende i panjohur, një sondazh kombëtar i qendrave të vartësisë është në proçes, në një përpjekje për të përcaktuar shkakun.

Një arsye e mundshme pas rritjes vit pas viti mund të jetë sepse kokaina është gjithnjë e më e “pastër”, që do të thotë se doza mund të ketë përqëndrime më të larta, spekullon agjensia. Gjithashtu qasja është bërë më e lehtë, thotë agjencia.

Rreth 2.4 për qind e adultëve të rinj në vend kanë përdorur kokainë në vitin e fundit, sipas raportit kombëtar të drogës në Francë për vitin 2017, përpiluar nga Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat. Kjo krahasohet me 4 për qind në Britaninë e Madhe. Kanabisi mbetet substanca ilegale më gjerësisht e përdorur në Francë.

ANSM inkurajoi profesionistët e shëndetësisë që të qëndrojnë më vigjilent ndaj simptomave të helmimit me kokainë, të cilat përfshijnë lëkurë të lagur, pupila të zmadhuara dhe dridhje.

Helmimi prej kokainës mund të çojë në probleme të ndryshme shëndetësore duke filluar nga presioni i lartë i gjakut në një atak ose koma, paralajmëron agjensia. Haluçinacionet, ankthi dhe paranoja janë gjithashtu të njohura si efekte anësore. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne