Franca vendos mbylljen e centralit më të vjetër të energjisë bëthamore

PARIS (AA) – Franca ka vendosur të mbyllë në vitin 2020 centralin më të vjetër bërthamorë në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare, ndërsa sipas tij mbyllja e centralit në qytetin Fessenheim, të hapur në vitin 1978, do të bëhet pas vënies në funksion të centralit të gjeneratës së re.

Ndërsa ministri francez i Mjedisit dhe Energjisë, Segolene Royal, përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me këtë çështje thotë: “Vendimi për mbylljen e centralit bërthamor në Fessenheim, është marrë dhe është publikuar këtë mëngjes në fletoren zyrtare”.

Pas diskutimeve të shumta, kompania EDF e cila menaxhon këtë central ka pranuar mbylljen e tij me kusht. Kreu i EDF-së kërkoi që ky central të mbetet në funksion deri në futjen në shërbim të centralit bërthmorë të gjeneratës së re.

Franca është në vendin e parë në botë, për sa i përket prodhimit të energjisë bërthamore. Ky shtet ka gjithsej 58 reaktorë dhe prodhon 76 për qind të nevojës së tij energjetike./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne