Francë, arrestohet bujku meqë ndihmoi emigrantët

Bujku francez Cedric Herrou është dënuar për shkak se ka ndihmuar migrantët që ilegalisht të hyjnë në Francë nga Italia.

Gjykata ankimuese në Aiz-en-Provence, në jug të Francës, të martën Herrou-t i shqiptoi dënim me burg me kusht prej katër muajve.

Autoritetet theksojnë se gjatë ditëve të fundit dhjetëra migrantë kanë marrë ndihmë nga Horrou, i cili i ka fshehur në fermën e tij në luginën Roya në Alpe, afër kufirit me Italinë. Po ashtu u ka ndihmuar që të udhëtojnë nëpër Francë, duke përdorur automjetin e tyre./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne