Francë – CMCF kallëzon penalisht “Youtube” dhe “Facebook” për pamjet e sulmit në Zelandën e Re

Këshilli Francez i Kultit Mysliman (CFCM), organizatë ombrellë e myslimanëve në Francë, bëri të hënën një kallëzim penal kundër “Youtube” dhe “Facebook” për transmetim të imazheve të sulmit terrorist të 15 marsit kundër dy xhamive në Zelandën e Re.

Siç raporton shtypi francez, CMCF-ja bëri kallëzim penal pranë Prokurorisë së Parisit kundër platformës së videove “Youtube” dhe rrjetit social “Facebook” për filmimet me përmbajtje dhune, të cilat u transmetuan prej tyre në lidhje me sulmin terrorist në qytetin Christchurch.

Në sulmin terrorist, i cili u krye të premten e 15 marsit ndaj xhamive “Al-Noor” dhe “Linwood” në Christchurch të Zelandës së Re, nga një i vetëshpallur supremacist i bardhë, humbën jetën 50 persona dhe u plagosën 50 të tjerë.

Filmimi 17-minutësh që terroristi bëri me kamerën e aksionit gjatë sulmit, u shpërnda vrullshëm në mediat sociale dhe më pas u hoq./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne