Bota Islamofobi

Francë, gruaja gjobitet me 490 euro për “ndotjen” e pishinës me burkini

Një grua muslimane që morri me qira një rezidencë private pushimi në Francë thuhet se është gjobitur 490 euro, sepse notoi në pishinën e përbashkët të pronës e veshur me një burkini. Pronari tha se pishina duhet të zbrazej dhe të pastrohej pas notimit të saj.

Gruaja, e referuar si “Fadila” nga Të Bashkuar kundër islamofobisë në Francë (Le Collectif Contre l’Islamophobie en France, CCIF), e mori me qira shtëpinë pranë Marsejës me bashkëshortin e saj dhe tre fëmijët.

Në ditën e parë të pushimeve të saj, Fadila notoi me fëmijët e saj ndërsa mbante një burkini dhe nuk hasi ndonjë problem. Megjithatë, ditën e dytë, një anëtar i stafit në pishinë u tha të gjithëve që të dilnin nga uji pasi e pa Fadilën duke notuar me burkinin e saj.

Pronari i rezidencës më vonë ka kontaktuar me Fadilën duke i thënë se ai ka marrë një telefonatë ankuese nga administrata e ndërtesës. Ata pretendonin se një grua me perçe kishte hyrë në pishinë me rrobat e saj të veshura dhe se kishte refuzuar të dilte nga uji kur iu kërkua ta bënte këtë.

Megjithatë, Fadila thotë se asaj kurrë nuk i është kërkuar të largohet nga pishina.

“Unë u habita,” tha ajo për CCIF, “sepse askush nuk më kishte ndaluar apo të më kishte thënë gjë.”

Pronari më pas telefonoi bashkëshortin e Fadilës, duke i kërkuar që gruaja e tij të mos notonte për pjesën e mbetur të qëndrimit të tyre. Thuhet gjithashtu se pronari i tha çiftit se ata duhet të paguajnë që pishina të zbrazet dhe pastrohet, si dhe për dëmet e tjera, pasi pishina ishte jashtë përdorimit për dy ditë që pasi Fadila notoi në të.

Burri nuk pranoi të paguante, duke deklaruar se pishina nuk ishte zbrazur kurrë dhe se ishte funksionale të nesërmen. Ky refuzim e nxiti pronarin të mbante depozitën 490 € të çiftit pa prodhuar asnjë lloj fature për trajtimin e pishinës apo akuza të tjera.

“Isha e zhgënjyer, e tronditur, e lënduar nga fakti që dikush mund të jetë kaq hipokrit dhe i lig për shkak të një burkini”, tha Fadila.

Pavarësisht nga pretendimet e pronarit, CCIF këmbëngul se gruaja nuk përbënte ndonjë rrezik higjienik, sepse ajo ishte duke notuar me një kostum të bërë për ujin, e jo me rrobat e saj të përditshme.

Burkini ka qenë temë e një debati të nxehtë në Francë gjatë vitit të kaluar. Kana e ndaloi veshjen në gusht 2016, duke bërë që shumica e qyteteve të tjera turistike franceze të ndiqnin shembullin e saj.

Në maj, nëntë gra që tentonin të organizonin një “burkini parti” u arrestuan në Kanë gjatë festivalit ikonë të filmit të qytetit. / © Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA