Francë – Kryeministri prononcohet për ndalimin e hyrjes së myslimaneve të mbuluara në pishinë

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe në lidhje me hyrjen e grave të mbuluara myslimane në pishinën e bashkisë në qytetin Grenoble tha se ka rregulla të caktuara, të cilat duhet të respektohen në pishina dhe mbrojti qëndrimin se asnjë fe nuk mund të pengojë respektimin e këtyre rregullave.

Nëpërmjet një transmetimi të drejtpërdrejtë të bërë në median sociale Philippe u prononcua në lidhje me hyrjen e grave myslimane në pishinë në qytetin Grenoble në shenjë proteste ndaj ndalimit në fjalë.

“Janë disa rregulla për pishina të vendosura nga bashkia, të cilat duhet të respektohen. Nuk duhet bërë lëshime në respektimin e këtyre rregullave”, bëri të ditur Philippe, ndërsa mbrojti qëndrimin se rregullat nuk marrin në objektiv asnjë fe dhe garantojnë barazi për të gjithë.

Para disa ditëve në qytetin Grenoble 10 gra myslimane me ftesë të organizatës “Alliance Citoyenne”, që vepron në fushën e mbrojtjes së të drejtave të grave, kanë hyrë të mbuluara në pishinë, pronë e bashkisë, për të protestuar ndalesën në fjalë. Mësohet se shumica e të pranishmëve në pishinë i përkrahën myslimanet e mbuluara.

Zyrtarët e pishinës i paralajmëruan ato në lidhje me ndalesën dhe ftuan policinë, e cila i gjobiti me nga 35 euro gjobë secilën./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne