Francë – Merkel: Turqia po mban një barrë të madhe në lidhje me refugjatët

Pas mbledhjes së përbashkët të këshillit të ministrave Francë-Gjermani në Tuluzë, Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe shefja e qeverisë gjermane organizuan një konferencë të përbashkët shtypi.

“Ne e marrim seriozisht faktin që Turqia pret 3,6 milionë refugjatë. E dimë që ky është një problem shumë i rëndësishëm dhe që Turqia po mban një barrë të madhe”, u shpreh Merkel.

Megjithatë ajo argumentoi se Turqia duhet t’i japë fund operacionit “Burimi i Paqes”, filluar më datë 9 tetor për të eliminuar korridorin terrorist që po tentohet të formohet në kufirin e saj jugor, si dhe për të vendosur paqen e qetësinë në rajon, duke hedhur pretendimin se ky operacion mund të krijojë shanse për rishfaqjen e organizatës terroriste DAESH./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne