Francë: Myslimanët francezë i bëjnë thirrje Makronit që të mos ndërhyjë në fenë Islame

Një nga përfaqësuesit kryesorë të myslimanëve francezë i ka kërkuar Emanuel Macronit që të mos ndërhyjë në organizimin e fesë së dytë më të madhe të vendit, pasi presidenti kishte deklaruar se do të përpiqej të ripërkufizonte marrëdhëniet midis Islamit dhe shtetit.

Deklarata erdhi nga kreu i një organizate të ngritur 15 vjet më parë në një orvatje për të zbutur shqetësimin rreth udhëheqësve fetarë konservatorë dhe për të nxitur një formë islame që do të përputhej më mirë me laicizmin e vijës së ashpër të Francës, i cili insiston në ndarjen e kishës nga shteti.

“Gjithkush duhet t’i përmbahet rolit të tij”, tha në një intervistë për Reuters Ahmet Ogras, president i Këshillit Francez për Fenë Islame (CFCM).

“Islami është fe dhe si i tillë, ai kujdeset vetë për punët e veta të familjes. Gjëja e fundit që ne dëshirojmë është që shteti të veprojë si kujdestar”, tha Ogras, një francez me prejardhje turke që drejton CFCM-në që nga mesi i vitit 2017.

Macron, i cili u zgjodh majin e kaluar pas fitores në balotazh kundër kryetares të ekstremit të djathtë Marine Le Pen, tha në një intervistë se po planifikon të rishqyrtojë mënyrën sesi mbikëqyret Islami.

“Ajo që unë do të doja të bëja në gjysmën e parë të vitit 2018, është vënia në një kornizë e të gjithë mënyrës në të cilën Islami është organizuar në Francë,” tha ai për Journal du Dimanche.

Franca katolike është shtëpia e bashkësisë më të mëdhe hebraike dhe myslimane në Evropë, ku të dytët vlerësohen në 6.5 milion nga e gjithë popullsia prej 67 milion banorësh.

‘Kompetencat për kontrolle dhe arrestime’

Rregulli zyrtar është ndarja e rreptë mes fesë dhe shtetit, ku e para konsiderohet një çështje tejet private. Ky parim është përdorur për të justifikuar ndalimin e Hixhabit, një shami e mbajtur nga shumë gra myslimane që mendojnë se është pjesë e fesë.

Macron ka qenë nën presion për të kufizuar predikuesit muslimanë nepër xhami, pasi në një valë sulmesh janë vrarë më shumë se 230 vetë në Francë që nga viti 2015.

Sulmet u kryen nga individë muslimanë që pretendonin se po hakmerreshin për luftërat franceze në vendet muslimane.

Franca është përfshirë ushtarakisht në Afganistan dhe Mali. Në Siri raportohet se ka ofruar mbështetje materiale për disa grupe të armatosura që luftojnë kundër Shtetit Islamik (ISIS) dhe qeverisë siriane.

Si përgjigje ndaj sulmeve në tokën e saj, Franca ka miratuar kompetenca emergjente kërkimesh dhe arrestimesh, të cilat janë bërë të përhershme nën legjislacionin e ashpër të sigurisë. Shumë xhami janë mbyllur dhe  imamët e tyre janë dëbuar.

Deklaratat e Macronit të bëra në intervistë treguan se ai po mendon për një riorganizim të thellë të mënyrës në të cilën financohet feja islame dhe mënyrës në të cilën arsimohen predikuesit e tij.

Nicolas Sarkozy, i cili në vitin 2003 ishte Ministër i brendshëm dhe nga viti 2007 deri në vitin 2012 ishte president, ndërtoi një marrëveshje me myslimanët e vendit për të krijuar CFCM-në.

Ideja ishte që muslimanët të kishin një këshill përfaqesues për të folur, i ngjashëm me Konferencën e Ipeshkëve francezë, që flet në emër të katolikëve ose me Koncistorin hebre që flet në emër të hebrenjtë./aljazeera/Gazeta Impakt

Who is France at war with?

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne