Francë: Protesta kundër mbetjeve toksike bërthamore

Aktivistë të paqes në Francë janë ngritur në protesta për të kundërshtuar mbetjet toksike bërthamore.

Me qindra aktivistë të paqes në Francë janë mbledhur përballë qendrës bërthamore në qendrën La Hague në provincën Mance në veri të vendit për të protestuar kundër mbetjeve bërthamore. Ata kanë protestuar kundër derdhjes së mbetjeve toksike bërthamore në det dhe ndotjes së ujit të detit. Yannick Rosusselet, një prej funksionarëve të lëvizjes së gjelbër në Francë ka thënë: Qendra Le Hague është një fabrikë që ka ndotjen më të madhe me mbetje toksike bërthamore. Deri tani nuk është marrë asnjë vendim për mbylljen e saj dhe për parandalimin e derdhjes së mbetjeve toksike bërthamore./parstoday

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne